Maqedoni
Akademi përkujtimore kushtuar muzikologut e kompozitorit Zejadin Ismaili
15.11.2015 18:04
Në praninë e familjarëve, miqëve e qytetarëve të shumtë në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, sot u mbajt një Akademi...

Në praninë e familjarëve, miqëve e qytetarëve të shumtë në Pallatin e Kulturës në Kumanovë, sot u mbajt një Akademi përkujtimore kushtuar muzikologut e kompozitorit të njohur shqiptar Zejadin Ismaili, i cili ditë më më parë pas një sëmundjeje të gjatë ndërroi jetë.
Mbi jetën dhe veprën e Zejadin Ismailit, në emër të Klubit të shkrimtarëve shqiptar “ Jehona e Karadakut “ referat paraqiti Sevdail Demiri.
Në emër të Lidhjes së pedagogëve të muzikës, foli Adem Ymeri, kurse në emër të familjes vëllai i Zejadinit, Bejzad Ismaili.
Me pëlqimin e Këshillit të Komunës së Likovës dhe kryetarit Sadulla Duraku, prej sot Korri komunal i Likovës do të bart emrin e muzikologut e kompozitorit të ndjerë Zejadin Ismaili.
NEXHAT AQIFI
