Maqedoni

Shoqata “Rruga e vërtet” kërkon përkrahje më të madhe institucionale

15.11.2015 18:19

Organizata humanitare “Rruga e vërtete ” që është themeluar në vitin 2014, dhe deri më tani kujdeset për mirëqenjen e 150 familjeve në komunën e Cairit...

Organizata humanitare “Rruga e vërtete ” që është themeluar në vitin 2014, dhe deri më tani kujdeset për mirëqenjen e 150 familjeve në komunën e Cairit, edhe pse bashkepunon me shumë shoqata të tjera humanitare, kompani dhe institucione nga kjo shoqatë  kërkonjnë përkrahje më të gjërë.
 
Sipas tyre, në dobi të të gjithë nevojtarëve pa dallim kombi synojnë të realizojnë edhe shumë projekte të tjera për njerëzit në nevojë.
 
“Kërkesat janë që të na përkrahin më shumë projektet tona, pasi me të vërtet situate sociale është në nivel apo gjendje kritike, ka familje të cilët pavarsisht kombit , shqiptar por edhe të tjerë, maqedon të cilët lipin ndihmë, dhe në u ofrojmë cdo herë , apo nëse janë romë, turk, boshnjak,  ne kur kemi themeluar organizatën, kemi pasur atë qëllim të ndihmojmë të gjithë kombet njësoj”, tha Xhevat Hiseni, Nënkryetari i Shoqatës.
 
Kjo shoqatë si synim nuk ka të ndihmoj vetëm nevojtarët me ushqim por kujdeset edhe për shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të këtyre familjeve. Për realizimin e synimeve të tyre tashmë kanë kërkuar thellimin e bashkpunimit  edhe me  UNHCR-ne, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Cairit. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI