Maqedoni

Anëtarët e rinj të KSHZ-së, pritet shpallja e konkursit nga kuvendi

16.11.2015 09:18

Kuvendi pritet të vendosë sot për shpalljen e konkursit për anëtarë të rinj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Kuvendi pritet të vendosë sot  për shpalljen e konkursit për anëtarë të rinj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, pas ndryshimeve në  Kodin Zgjedhor që rezultuan nga Marrëveshja e Përzhinës, me të cilat parashikohet  rritja e numrit të anëtarëve të KSHZ-së.

Me ndryshimet  e reja KSHZ do të ketë  9 anëtarë, më saktë, kryetar , nënkryetar dhe 7 anëtarë me mandate 5 vjecare dhe me  të drejtë rizgjedhjeje. Përzgjedhja e tyre duhet të bëhet më së voni  30 ditë para skadimit të mandatit të përbërjes ekzistuese.

Sipasligjit, partitë në pushtet propozojnë tre anëtarë edhe atë,  partia politike në pushtet me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend propozon dy anëtarë, ndërsa partia politike në pushtet me numër të dytë më të madh të deputetëve propozon një anëtar në KSHZ.

Partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvend propozon dy anëtarë, ndërsa partia politike në opozitë me numër të dytë më të madh të deputetëve propozon një anëtar në KSHZ.

Tre anëtarë të komisionit zgjidhen me propozime të përbashkëta të partive në pushtet dhe në opozitë nga radhët e kandidatëve të paraqitur.Anëtarët e KSHZ-së i zgjedh Kuvendi me dy të tretën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.