Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, AShAM dhe OSBE me debat për multikulturalizmin
Shënohet sot në të gjithë botën Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e vendosur me deklaratën e Kombeve të Bashkuara, më 16 nëntor të vitit 1995...

Shënohet sot në të gjithë botën Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e vendosur me deklaratën e Kombeve të Bashkuara, më 16 nëntor të vitit 1995, në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s.
Sipas deklaratës, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat dhe kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
Akademia e Shkencave dhe misioni i OSBE-së në Shkup e shënon këtë ditë me një debat kushtuar multikulturalizmit dhe tolerancës.
Dita Ndërkombëtare e Tolerancës shënohet tradicionalisht për herë të katërt dhe parashihet që në të ardhmen në këtë ditë AShAM të ketë diskutime shkencore dhe debate, me ç'rast që në këtë mënyrë kësaj date t'i jepet kontribut i veçantë në aspektin shkencor.
