Maqedoni
Shumë lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
16.11.2015 11:01
Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatrave Radushë, Dvorce dhe Orashë...

Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistemin pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 14:30 do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të çarshisë së vjetër, nga ora 9:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e rrugës "Metodija Mitevski", nga ora 9:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e fshatit Gërçec rr.nr. 6 dhe nga ora 9:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e pjesëve të rrugëve "Gvadallahara", "Garsija Lorka" dhe "Indira Grandi"./mia
