Sportet E Tjera

Ramadan Mustafovski mundës më i mirë I turneut “13 Nëntori”

16.11.2015 11:47

Është organizuar dhe mbyllur me sukses, edicioni I rradhës I turneut të mundjes “13 nëntori”, të cilin çdo vit e organizon klubi I mundjes Tefejuz nga kryeqendra jonë...

Në të njejtin, morrën pjesë mbi 60 mundës nga dhjetë klube të vendit tonë dhe Kosovës, me ç`rast garat ishin në konkurencën e fëmijëve, kadetëve dhe juniorëve, por me përqëndrim më të madh te kadetët.

Në fund të luftave interesante, të cilat u zhvilluan në shkollën fillore “Tefejuz”, çmimin e mundësit më të mirë të turneut e barti Ramadan Mustafovski I klubit organizator, pasi shfaqi paraqitje të mira në kategorinë deri më 76 kilogram.

Ai, në finalen e kategorisë së tij ishte më I mirë se kolegu I tij reprezentues, Xhan Nazifov nga Ballkanec. Edhe në kategoritë tjera, kishte kryesisht dominim të mundësave të klubit të Tefejuzit, të cilët u shpallën kampion edhe në katër kategori tjera, përmes Besar Ametit, Shaqir Bislimit, Amar Muratit dhe Armin Idrizit.

Fitues tjerë në kategoritë e tyre ishin edhe  Minir Rexhepi nga klubi I mundjes Liria, më pas Martin Stojanov dhe Serhan Shakirov nga Ballkaneci, si dhe Fidanço Jovanov nga Buçimi i Radovishit.

Ndërkohë, pos Ramadan Mustafovskit që u shpall mundësi më I mirë, Amar Murat, po nga klubi organizator, barti epitetin e teknikut më të mirë, ndërsa Shaqir Bislimi u shpall mundësi më I mirë I ri, të gjithë nga klubi organizator, “Tefejuz”, klub që u shpall më I miri edhe në konkurencën ekipore.

Ndryshe, edicionin e sivjem të turneut të mundjes “13 nëntori”, me prezencën e tyre e nderuan kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasill Tupurkovski, sekretari gjeneral i shoqatës së Federatave sportive të Maqedonisë, Borçe Boev, kampioni  olimpik Shaban Trstena dhe shumë punëtor tjerë sportiv.

Në mbyllje të këtij turneu, njeriu numër një I organizimit, Nazmi Ali, u shpreh I kënaqur nga fakti se përfundoi me sukses edhe edicioni I rradhës I turneut “13 nëntori”, I cili edhe në të ardhmen mëton që të mbetet tradicional.