Botë
Sulmet në Paris, vijojnë kërkimet për të dyshuarin kryesor
16.11.2015 11:49
Autoritetet franceze po kërkojnë anëtarë të tjerë të mbijetuar apo bashkëpunëtorë të grupit ismalik që vrau 129 persona në Paris, ditën e premte...

Policia ka si të dyshuarin kryesor 26 vjeçarin me origjinë belge, Salah Abdeslam.
Policia ka identifikuar dy autorët e tjerë kamikazë që shpërthyen veten të premten. Të dy ishin me kombësi franceze dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç.
Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur. Policia po kryen bastisje jo vetëm në periferi të kryeqytetit francez, por edhe në të gjithë Francën.
Kërkimet kanë nisur dhe në Jeumont, në kufi mes Francës dhe Belgjikës, por nuk është ende e qartë nëse këto kërkime kanë lidhje me sulmet në Paris.
