Shëndet

Ja cili është ilaçi më i mirë kundër ftohjes

16.11.2015 11:58

Stina e dimrit është e karakterizuar nga shqetësime të ndryshme shëndetsore, ku zakonisht viroza kryesore është gripi dhe ftohja...

Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë trupore është pushimi.
 
Shpesh marrja e medikamenteve për uljen e temperaturës subjektivisht mund ta përmirësojë situatën, pacientët shpesh ndihen më mirë, prandaj ngrihen nga shtrati dhe vazhdojnë me aktivitetet e përditshme, dhe nuk pushojnë sa duhet.
 
Temperatura e lartë është e rëndësishme në luftën kundër infeksionit.
 
Që trupi të marrë sa më shumë vitamina dhe produkte bimore sekondare – kimikate mbrojtëse të prodhuara nga bimët, që kanë veti shëruese për njerëzit, rekomandohen shumë fruta dhe perime.
 
Dy bimët çudibërëse për pengimin e viruseve dhe të baktereve dhe për forcimin e sistemit imunitar janë rrika dhe qepa. /albeu.com