Botë

Franca nis sulmet kundër ISIS, në predha shkruhet “Me dashuri nga Parisi”

16.11.2015 12:04

Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të bashkëpunojnë më shumë me njëra-tjetrën në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” pas sulmeve në Paris...

Sipas raportimeve nga Pentagoni, sekretari i Mbrojtjes në ShBA, Ashton Carter, dhe homologu i tij, Jean-Yves Le Drian, pas një bisede telefonike thanë se “do të merren masa konkrete për të fuqizuar bashkëpunimin e ngushtë”.
 
Madje, vetëm 2 ditë pas sulmit, Franca nisi sulmet duke kryer 20 sulme ajrore në bastionin Raka në Siri. Por, ajo që vihet re është shënimi tek predhat: “From Paris With Love” (Me dashuri nga Parisi). 
 
Përshëndetjet në predha janë traditë për historinë ushtarake amerikane. Që nga Lufta e Dytë Botërore viheshin gjithnjë shënime të tilla përshëndetëse.