QENDRA KLINIKE “NËNË TEREZA”
Kirurgjia digjestive filloi me punë të rregullt
16.11.2015 12:26
Klinika universitare për kirurgji digjestive në Shkup prej sot vazhdon punën normalisht...

Kolegjiumi i mjekëve të Klinikës për kirurgji digjestive më 11 nëntor njëzëri vendosi se ne tre ditët e ardhëshme nuk do të operojnë asnjë pacient përvec rasteve urgjente, si shenjë revolte për shkak të tentimit për vrasje të kolegut të tyre më 9 nëntor në vendin e tij të punës.
Mjekët thonë se edhe reagimet e opinionit, thirrjet për linç të mjekëve dhe përhapjes së informatave të rrejshme,rrezikojnë ndjeshëm punën e tyre dhe ata kërkojnëqë ministria e shëndetësisë të mbrojë bluzat e bardha në vendin e tyre të punës.
