Maqedoni
E ëma e ka hedhur djalin nga terraca, me ç'rast edhe vetë është hedhur
16.11.2015 12:32
Një grua nga lagjja Hipodrom e Shkupit mëngjesin e sotëm e ka hedhur djalin e saj gjashtëvjeçar nga kati i katërt i ndërtesës...

Një grua nga lagjja Hipodrom e Shkupit mëngjesin e sotëm e ka hedhur djalin e saj gjashtëvjeçar nga kati i katërt i ndërtesës në të cilin jetojnë në, me ç'rast edhe vetë është hedhur.
Që të dytë janë në rrezik jete dhe janë hospitalizuar në Qendrën urgjente në Shkup.
Rasti në polici është denoncuar në orë 9:05. Policia ka marrë denoncim se e ëma kërcënohet se do ta hedhë djalin e saj nga banesa e ndërtesës në të cilin jetojnë.
Nga MPB-ja për MIA-n informuan se në orë 9:30 ajo e ka hedhur fëmijë, i cili, siç theksuan, ka pasur rënie të butë me ndihmën e nëpunësve policorë dhe zjarrfikësve. Në orën 10:20 edhe ajo është hedhur.
Më shumë hollësi për rastin dhe motivet MPB-ja paralajmëroi për më vonë gjatë ditës./mia
