Ekonomi
Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë
16.11.2015 13:43
Çmimet e benzinave dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denar për litër...

Çmimet e benzinave dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i derivateve dizel EURODIZEL (D-E V) mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin u bë rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,78, gjegjësisht për 0,14 për qind.
Çmimi i ri shitës me pakicë i EURODIZEL BS-95 është 62,50 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 38,50 denarë për litër. Çmimi shitës me pakicë i EURODIZEL (D-E V) mbetet i pandryshuar, gjegjësisht 49,50 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,526 denarë për kilogram ulet çmimi shitës me pakicë i mazutit M-1 NC de tani do të kushtojë 20,787 denarë për kilogram.
Si arsye për rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 3,20 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunaur në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 3,245 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahaism me denarin./mia
