Botë
Franca me një minutë heshtje nderoi viktimat e sulmeve në Paris
16.11.2015 14:33
Presidenti francez Fransoa Oland, i shoqëruar nga kryeministri Manuel Valls, ministri i Arsimit Naxhat Valo Belkakem dhe sekretari shtetëror për arsim Tjeri Mandon...

Presidenti francez Fransoa Oland, i shoqëruar nga kryeministri Manuel Valls, ministri i Arsimit Naxhat Valo Belkakem dhe sekretari shtetëror për arsim Tjeri Mandon, sot në mesditë me një minutë heshtje në Sorbon nderuan viktimat nga sulmet e së premten në Paris.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, Oland, i cili sot pasdite duhet të flasë në sesionin e përbashkët të të dy dhomave të parlamentit francez në Versajë, vendosi për të nderuar viktimat e Sorbonës, sepse sipas rrjethit të tij "në mesin e viktimave, ka shumë të rinj dhe profesorë".
Para Sorobonës kishte një turmë të madhe njerëzish - studentë, punonjës të universitetit, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.
Nderime për 129 viktimat e sulmeve në Paris me një minutë heshtje u mbajtë saktësisht në orën 12 kudo në Francë, ku flamujt do të mbetet në gjysmë shtize deri nesër./mia
