Maqedoni

Anëtarët e Parlamentit Shqiptar për vizitë në Komunën e Çairit

16.11.2015 16:37

Për vizitë në Komunën e Çairit ishte delegacioni nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë...

Delegacioni ishte i përbërë nga anëtarë të të gjitha partive politike parlamentare në Shqipëri dhe atë: Alfred Peza, Mimoza Hafazi, Fatmir Toçi, Luçiano Boci, Agron Sela, Adelina Roista, Evleina Kirici dhe Berdi Hoxha. 
 
Përskaj kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në takim, në funksion të nikoqirit, ishin edhe deputetja e BDI – Ermira Mehmeti, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani, drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni – Skender Asani dhe profesor Rizvan Sulejmani.  
 
Në fokus të bisedimeve, të cilët u zhvilluan veçanërisht në atmosferë miqësore, ishte bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe arsimit.
 
Duke u falënderuar për vizitën dhe interesin e theksuar për bashkëpunim, kryetari i komunës Mexhiti i informoi mysafirët nga Shqipëria për projektet të cilat Komuna e Çairit i realizon, e të cilët janë me rëndësi të veçantë për kultivimin e traditës së trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të popujve tjerë të cilët jetojnë në territorin e Komunës së Çairit. 
 
Në këtë kontekst u prezantuan projektet për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu” si dhe projekte tjerë. 
 
Në takim u shqyrtua mundësia e fillimit të projekteve të përbashkëta të cilët kanë rëndësi për popujt e të dy vendeve, ndërsa për realizimin e të cilëve mundet të shfrytëzohen fondet e BE dedikuar për bashkëpunim ndërkufitar.
 
Bashkëbiseduesit u morën vesh që të ngrenë iniciativë për vëllazërimin e kryeqyteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Tiranë dhe Shkup, i cili sipas tyre do të kontribuojë për bashkëpunim më të madh, këmbim i përvojave në zgjedhjen e paragjykimeve urbane dhe afërsinë e mëtutjeshme kulturore në mes popujve të dy vendeve. 
 
Në këto korniza u përshëndet iniciativa për formimin e Lidhjes së komunave shqiptare nga vendet e tërë rajonit, e cila duhet të kontribuojë për bashkëpunim më të madh të ndërsjellë në frymën e prosperitetit të bashkësive të cilat jetojnë me to.