Maqedoni

Ahmeti: Marrëveshja e Përzhinës po implementohet

16.11.2015 16:45

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerëson se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhës, përveç vonesave të vogla, po ecën mirë dhe palët po i qasen me seriozitet të gjitha çështjeve që burojnë nga kjo marrëveshje...

Përmbyllja e obligimeve kryesore nga kjo marrëveshje është parakusht për zgjedhje të drejta dhe demokratike në prill 2016, thotë Ahmeti.

 

Sipas tij, procesi i zbatimit të reformave strukturore do të zhvillohet në përputhje me planin aksionar, ndërsa fokusi politik duhet të rikthehet tek zgjidhja e pengesave më të mëdha për vendin tonë, që do të mundësojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe fillim të bisedimeve aderuese me Bashkimin Evropian.

 

Ahmeti vlerëson që qeveria e gjerë e përbërë nga tre partitë më të mëdha në vend duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm me përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e vendit.

 

Lidhje me ekspertizën që po i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, kryetari Ahmeti vlerëson se ky proces rrjedh nga vendimi i Qeverisë së Maqedonisë dhe paraqet realizim të kërkesave të theksuara në raportin e progresit të Komisionit Evropian.

 

Këto komente kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i bëri në takimin me ambasadorin e Hungarisë në Maqedoni, József Bencze, të realizuar në selinë partiake.