Ministria e Pushtetit Lokal, çmime për 3 projektet më të mira inovative

16.11.2015 17:23

Ministria e Pushtetit Lokal ka ndarë çmimet për 3 projektet më të mira inovative...

Ky manifestim realizohet për herë të parë dhe i njëjti ka për qëllim të motivojë qendrat rajonale për zhvillim, që të përforcojnë kapacitetet e tyre, theksoi ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani.

“Me këtë akt dëshirojmë që edhe më tutje të stimulojmë një konkurrencë më të shëndoshë për të gjithë aplikantët, të gjitha qendrat të cilat aplikojnë për këto projekte, të cilat i financon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal. Dëshiroj të ndaj informacionin që për vitin 2015 ne si ministri kemi arritur që të financojmë 107 projekte të tilla”- deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.

Zgjedhjen e tre projekteve më të mira inovative Ministria e Pushtetit Lokal e realizoji në bashkëpunim me Shoqatën gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Agjencinë zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

“Në rajonet, programi “Life Plus” do t’i përkrah strukturat rajonale, me qëllim që ato më mirë t’i absorbojnë fondet nacionale dhe fondet e BE-së, si dhe të përmirësojnë planifikimin, menaxhimin e projektit dhe implementimin e projektit”- theksoi Benxhamin Mor nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, apeloi që ky manifestim të bëhet tradicional, për shkak se do të përmirëson kreativitetin e qendrave rajonale.

Çmimin e parë në vlerë të 110 mijë denarëve e fitoi Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor, me projektin “Revitalizim i një pjese të bregut të Liqenit të Dojranit”. (Ersan Pajaziti, TVM2)