Asani: Janë rekonstruuar 55 km të hekurudhës

16.11.2015 17:36

Gjatë 4 viteve të kaluara janë rekonstuuar 55 km të infrastrukturës hekurudhore të korridorit 10, si dhe më shumë se 3040 pika të zeza në rajonin e Draçevës, Lisiçes, Kadina Rekës, Milladinovcit, Rramanlisë, Demir Kapisë, në Tetovë, Gostivar, në Manastir dhe në Veles...

Kështu u shpreh drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë”, Irfan Asani, si përgjigje ndaj akuzave të LSDM-së se hekurudhat në vend janë të shkatërruara.

Sipas tij, treni i ri i cili dje e kishte qarkullimin e parë promotiv do të lëvizë vetëm në korridorin 10,  cili është i elektrifikuar, ndërsa në korridorin 8 dhe hekurudhat e tjera do të përdoren komponenta dizel.

“Trenat e ri do të  qarkullojnë dhe ata janë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit etnitet i takojnë, ose vijnë  nga një apo tjetër parti politike”- deklaroi drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë”, Irfan Asani.

Sipas drejtorit të hekurudhave, Irfan Asanit, gjatë ditëve në vijim do të jetë plotësisht gati edhe hekurudha Manastir–Veles, ku kishte rreziqe në hekurudhë, ndërsa deri në fund të vitit 2016 do të përfundojë edhe projekti për lidhjen me Shqipërinë, ku do të jetë i përfunduar edhe projekti kryesor i hekurudhës në pjesën nga Kërçova deri në Shqipëri. (Besim Abdullai, TVM2)