Kosovë, arrestohen 3 të dyshuar për terrorizëm
Policia e Kosovës ka arrestuar dje 3 persona të dyshuar se kanë ndërmarrë vepër penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste...

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se “më 15 nëntor Drejtoria Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, Neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër e mbetur në tentativë. Të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Maqedonisë”- ka theksuar Hoxha.
Lidhur me këtë rast janë bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve, ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.
