Siri, Franca kryen sulme ajrore në Raka
16.11.2015 18:22
Franca ka kryer sulme ajrore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” në qytetin Raka të Sirisë...

Ministria e Mbrojtjes e Francës ka thënë se avionët e saj kanë hedhur 20 bomba në Raka, duke shkatërruar një depo municioni dhe një kamp për trajnimin e militantëve.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se Franca është duke reaguar në vetëmbrojtje.
