Botë

Flet mamaja e atentatorit: Djali im e hodhi veten në erë nga stresi

16.11.2015 22:03

Nëna e Ibrahim Abdeslam, terroristit që hodhi bombën vetvrasës në Paris -vëllezërit e të cilit janë gjithashtu në kërkim...

Nëna e Ibrahim Abdeslam, terroristit që hodhi bombën vetvrasës në Paris -vëllezërit e të cilit janë gjithashtu në kërkim- ka thënë se djali i saj “nuk donte të vriste njeri” dhe beson se e hodhi veten në erë nga “stresi”.
 
Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës jashtë barit “Comptoir Voltaire” mbrëmjen e së premtes, por nuk vrau askënd përveç vetes së tij.
 
Vëllai i tij Mohamed, u arrestua të shtunën në Bruksel dhe vëllai i tretë, Salah është personi më i kërkuar në Europë pasi ndaj tij është firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar.
 
Familja Abdeslam tha se ata ishin “të habitur” që Ibrahim e hodhi veten në erë, megjithëse kishte kaluar kohë në Siri.
 
Mamaja e tyre gjatë një deklarate të ndërmjetësuar nga nipi i saj (kushëri i bombarduesit) për website-in belg “Het Laatste Nieuws” jashtë shtëpisë së saj në Molenbeek të Brukselit, tha se ishte e sigurt që djali i saj nuk kishte pasur në plan të vriste njeri.
 
Një tjetër pjesëtar i familjes tha se ai nuk do të kishte dashur të kthehej në një kamikaz.
 
“Ndoshta eksplozivi i kanë rënë para kohë. Ndoshta ishte prej stresit.”
 
“Ne madje e pamë atë dy ditë para sulmeve.”
 
“Nuk kishte asnjë shenjë që ata po planifikonin të bënin veprime të dhunshme”
 
“Ishim shumë të habitur që Salah ishte i përfshirë. Ibrahim ishte ndryshe.Ne e kishim vënë re që ishte radikalizuar, të paktën pjesërisht.Por jo aq shumë sa të mendonim që do kryente një mizori si kjo”./Oranews.tv