Maqedoni
Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla
17.11.2015 09:08
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët jugore...

Në disa lugina në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një në pesë, ndërsa të ditës nga 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla dhe erë të dobët jugore. Në mëngjes do të shfaqet mjegull. Temperatura e mëngjesit do të jetë dy, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë Celsius.
Deri në fund të javës moti do të jetë relativisht i ngrohtë dhe i qëndrueshëm. Në disa lugina dhe lumenj do të ketë mjegull.
Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare herë pas here të përforcuar jugperëndimore dhe reshje të përkohshme të shiut.
