Maqedoni

Rrezik nga rrëshqitja e dheut në një pjesë të rrugës

17.11.2015 09:11

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia