Maqedoni

Dita botërore e lindjes së parakohshme

17.11.2015 09:23

Informata për lindjen e parakohshme dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen foshnjet e lindura parakohe dhe familjet...

Informata për lindjen e parakohshme dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen foshnjet e lindura parakohe dhe familjet e tyre do të ofrojnë sot në stendë në Skopje Siti Moll klubi i prindërve "PremNova" dhe Shoqata "Lulka" me rastin e 17 nëntorit - Ditës botërore të lindjes së parakohshme.
 
Këtë ditë e shënojnë, para së gjithash, prindërit përmes një numri të madh të organizatave prindërore kombëtare në pothuajse të gjitha shtetet në botë, por edh epunonjësit shëdnetësor zë reparteve të cilët punojnë me foshnjet e lindura parakohe dhe gjithë opinioni.
 
Sipas të dhënave të "Lulka"-s 10 deri në 15 për qind nga të gjithë të sapolindurit lindin parakohe. Është e rëndësishme ajo që pothuajse 50 për qind nga të gjitha lindjet e parakohshme ndodhin për arsye të panjohura, por ka edhe shumë rrezik-faktorë të njohur të cilët duhet t'i dimë  që ta parandalojmë ose parashikojmë lindjen e parakohshme. Lindja e parakohshme mund t'i ndodh secilit, ndërsa ajo që pason është periudhë jashtëzakonisht e vështirë për foshnjen e lindur parakohe dhe për familjen e tij, njoftojnë nga shoqata./mia