Botë

Në Francë mobilizim i lartë i forcave të sigurisë

17.11.2015 10:46

Franca ka mobilizuar 115 mijë pjesëtarë të sigurisë pas sulmeve të së premtes në Paris nga militantët e grupit “Shtetit Islamik”...

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, i cili ka thënë se 128 bastisje tjera janë kryer në lokacione të ndryshme lidhur me sulmet e fundit në Paris.

Franca gjithashtu ka përforcuar sulmet e saja kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Siri.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar për një nga të dyshuarit, Salah Abdeslam, i cili besohet të ketë ikur nga Belgjika. Policia belge ka lëshuar më shumë fotografi të tij.

GAZMEND KURTISHI