Botë
CIA: mund të ketë sulme të reja nga ISIS
17.11.2015 11:54
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës ka paralajmëruar se militantët e grupit “Shtetit Islamik” mund të kryejnë edhe sulme të reja...

John Brennan tha gjithashtu se është "e pashmangshme” që “Shteti Islamik” do të përpiqet të kryej sulme të ngjashme.
Ai i bëri këto komente në një konferencë të sigurisë të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, në Uashington.
Brennan tha se zbulimi i ndonjë komploti të mundshëm mund të jetë i vështirë, për shkak se agjencitë e sigurisë në Evropë janë duke u përpjekur për të mbajtur gjurmët e qindra ekstremistëve të cilët janë kthyer në shtëpi nga luftimet në Siri dhe Irak.
