Botë
Australi, themelohet partia e parë e myslimanëve
17.11.2015 12:00
Në Australi është themeluar partia e parë që përfaqëson komunitetin myslimanët, e cila pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme federale...

Në ditën e inaugurimit të kësaj partie, në Sydney, themeluesi i partisë, Diaa Mohamed, i ka thënë agjencisë Fairfax se ai dëshiron të përfaqësojë një zë për myslimanët.
"Ka shumë parti që kundërshtojnë në mënyrë specifike Islamin dhe myslimanët, por myslimanët ende nuk kanë ndonjë përfaqësim zyrtar"- tha ai.
Australia ka një numër të partive anti-Islam, duke përfshirë edhe një të mbështetur nga deputeti holandez, Geert Wilders.
GAZMEND KURTISHI
