Maqedoni

Nesër pa energji disa pjesë të Qendrës, Çairit dhe Studeniçanit

17.11.2015 12:31

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të komunave Qendër, Çair dhe Studeniçan...

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem pa energji elektrike nesër do të mbeten disa pjesë të komunave Qendër, Çair dhe Studeniçan, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.
 
Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:30 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Lubosh në komunën Studeniçan, nga ora 9:00 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit nga rrugët "Vasko Karajanov", "Orce Nikollov", "Antonie Grubishiq" dhe "Mirosllav Kërlezha" në komunën Qendrër dhe në periudhën nga ora 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe një pjesë e Duqanxhikut në komunën Çair./mia