Skema e sulmeve terroriste, përgatitja nga Siria në Belgjikë, ekzekutimi në Paris
Skema e sulmeve të Parisit, siç e tregoi dhe presidenti francez, Francois Hollande, mbështetej në një model të përdorur më herët në shkallë më të vogël, e që sot rrezikon të përsëritet edhe në pjesë të tjera të Evropës...

Sulmet ishin të ideuara në Siri, të planifikuara në Belgjikë, të zbatuara në Francë. Truri i goditjes së Francës, Abdelhamid Abaaoud, kishte qenë në kontakt me disa prej të rekrutuarve, pasi ai është personi që pret përgjithësisht vullnetarët francezë e belgë në Raqa, megjithëse punon edhe me afrikano-veriorë.
Në të kaluarën, belgu me origjinë marokene, i njohur edhe si Abu Omar, u ka dhënë shuma të konsiderueshme parash bashkëpunëtorëve të dërguar pas kësaj mbrapsht me detyrën të kryejnë atentate.
Faza e dytë është thurja e komplotit në Bruksel. ISIS-i e ka zgjedhur prej kohësh Belgjikën, si urë avancimi për sulme në vendet fqinje.
Abu Omar kishte lidhjet e tij në lagjen Molenbeek e në zona të tjera të kryeqytetit belg, të konsideruara si “të vështira”.
Faza e tretë ishte ekzekutimi i planit, zhvendosja e sulmuesve në rrugët e Parisit. Muxhahedinët u sollën si luftëtarë të infiltruar në kampin armik, duke arritur t’u shpëtojnë kontrolleve, edhe pse disa prej tyre nuk ishin emra të panjohur për autoritetet, pasi ishin denoncuar disa herë si elementë të rrezikshëm nga Turqit.
Ndërsa goditja në stadiumin “Stade de France” dështoi të prodhonte efektin maksimal për shkak të masave të shtuara të sigurisë në stadium, që pamundësuan hyrjen e atentatorëve brenda tij. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
