Show Biz
Charlie Sheen e pranon: Jam me HIV
17.11.2015 16:07
Aktori i njohur Charlie Sheen ka pranuar sot se është bartës i virusit HIV dhe disa persona të cilët e dinin I kishin kërkuar lekë me qëllim që të ruanin sekretin...

Për emisionin Today Shoë” të NBC ai i ka thënë se ishte diagnostifikuar me virusin HIV 4 vjet më parë.
“Jam këtu për të pranuar se jam me HIV” i ka thënë Sheen gazetares së NBC-së Matt Lauer.
“Jam këtu për të ndalur këtë masakër, këto sulme dhe të pavërteta dhe histori shumë lënduese që kërcënojnë me gjasme shendetin e kaq shumë të tjerëve dhe kjo është shumë larg së vërtetës”
“Është e vështirë të pranohet” tha ai. “Është një kthesë në jetën e dikujt”
Ai tha se ishte diagnostifikuar pasi disa herë kishte vuajtuar nga migrena. Pas një sërë testesh erdhi dhe përgjigjja” tha Sheen
Aktori tha se i kishte treguar diagnozën personave të cilët ai besonte por disa kishin kërkuar para që ta ruanin sekretin. Madje disa personave u kishte paguar miliona.
Njëra prej tyre ishte një prostitutë e cila kishte hyrë në banjo kishte bërë një foto të ilaçeve dhe kishte kërcënuarn se do ia shiste mediave rozë.
I pyetur nëse do të vazhdonte të paguante njerëzit të cilët ai i kishte paguar deri tani ai tha: “Jo më nga sot nuk do paguaj asnjë”
Aktori ka interpretuar për tëtë vjet rolin e beqarit të dhënë pas femrave në komedinë e mirënjohur “Tëo and A Half Men”, ose “Dy burra e gjysmë”.
Por në vitin 2011 ai u pushua nga puna për sjellje të papërshtatshme pasi u kap duke konsumuar kokaine bashkë me disa aktore porno dhe u shpall fajtor për fyerje ndaj ish-bashkëshortes./Oranews
