Teknologji
Huawei zbulon baterinë me karikim të shpejtë
17.11.2015 16:18
Gjigandi teknologjik “Huawei” ka zbuluar dy nga prototipet e baterive me karikim të shpejtë...

Ato janë të përbëra nga litiumi dhe mund të karikohen ndërmjet një karikuesi të bërë me porosi.
Bateria me kapacitet më të ulët arrin të karikohet deri në 68% në 2 minuta megjithëse nuk mjafton për të përdorur një smartphone për shumë kohë.
Bateria tjetër ka një kapacitet më të lartë dhe arrin të karikohet në 48% për 5 minuta.
Sipas Huawei prototipi i dyti arrin të rezistojë për më shumë se 10 orë bisedash telefonike./Oranews
