Maqedoni
Dita Ndërkombëtare e Studentëve, studentët kërkojnë kushte më të mira
17.11.2015 17:05
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve, datë kjo që shënohet si simbol i luftës për edukim demokratik...

Studentët e anketuar nga TVM2 thonë se kanë nevojë për kushte më të mira meqë ankohen për kushtet që u mungojnë dhe kërkojnë nga institucionet e Qeverisë që të bëjnë investime më të mëdha në Universitetin e UShT-së.
“Kemi nevojë për kushte më të mira... si universiteti nuk i ka të gjithçka kushtet siç i kanë universitet tjera shtetërore”- tha një student.
“Normal, si çdo student tjetër, dëshiroj që të kemi një të ardhme më të ndritur, dëshiroj kushte më të mira, pajisje më të mirë, sepse teknologjia ka arritur, mendoj se vet suksesi bazohet në atë se çfarë kushte ka apo posedon fakulteti”- tha një student.
“Ne jemi drejtimi i gazetarisë, nuk kemi mjete, s’kemi kamera, lap-topa, na duhen shumë gjëra, sepse elementaret nuk i kemi për të ushtruar mirë për profesionin që na duhet. Dëshirojmë një fakultet të ri, mjete të reja dhe kemi nevojë për më shumë profesorë”- theksoi një studente.
“Si studentë kërkojmë përmbushjen e kërkesave tona, sigurimin e sallave dhe të gjitha kushtet tjera që mungojnë këtu, si p.sh. projektorët... Sa i përket pagesave. nuk është se kemi probleme. por edhe largimin e pagesës së Unionit Studentor me dëshirë të tjetërkujt, por me dëshirën tonë”- u shpreh një student.
“Unë jam student dhe studioj në drejtimin e gazetarisë, ndërkaq ne si gazetarë kemi mungesë të elementeve tona, si studentë gazetaresk kemi mungesë të materialeve të cilat mund t’i hasnim në praktikë, të bënim disa ushtrime pak më gjerësisht”- potencoi një studente.
Kjo ditë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit.
Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
