Botë
Alarm, Objekt i dyshimtë në stadium, anulohet miqësorja Gjermani-Holandë
17.11.2015 22:01
Ndeshje miqësore mes Gjermanisë me Holandës është anuluar, pas zbulimit të një objekti të dyshuar...

Forcat e sigurisë kanë evakuuar të pranishmit në stadiumin e Hanoverit.
Prania e policisë është rritur dhe forca të shumta patrullojnë në qytet, pasi objekti i dyshimet mendohet se është gjetur në stadium.
Mediat vendas thonë se ende nuk dihet se për cfarë objekti i dyshimtë bëhet fjalë.
Po ashtu nga ana e policisë tifozëve i është kërkuar që të lënë stadiumin, por pa përhapur panik./Oranews
