Botë

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe në territoret tejdetare franceze

18.11.2015 09:37

Franca vendosi ta zgjerojë gjendjen e jashtëzakonshme në territoret tejdetare, kumtoi ministri Zhan-Poll Lanzheven...

"Qeveria vendosi ta zgjerojë gjendjen e jashtëzakonshme në Gvanaja, Martinik dhe Majote", deklaroi ministri francez i Territoreve Tejdetare.
 
Masa ka të bëjë edhe në Sen Bartelemi dhe Sen Marten, dy territore franceze në Karaibe, si dhe ishullin Reunion në Oqeanin indian.
 
Gjendja e jashtëzakonshme në Francë u shpall pas sulmeve terroriste në Paris në të cilat humbën jetën 129 njerëz./mia