Botë

FBI nuk gjeti mjet shpërthyes në njërin nga dy aeroplanët e "Er Frans"-it

18.11.2015 10:09

Agjentët e FBI-së nuk gjetën mjet shpërthyes në aeroplanin e "Er Frans"-it, i cili qarkullonte në fluturimin nga Los-Anxhelosi deri në Paris...

Mbrëmë dy fluturime të "Er Frans"-it nga SHBA-ja për në Paris u anuluan, gjegjësisht u riorientuan dhe ata pas fluturimit ateruan, njëri në territorin e SHBA-së, tjetri në Kanada.
 
Marshurat u janë ndryshuar për shkak të alarmeve anonime për bomba në në të dy fluturimet.
 
Aeroplani "Erbas A-380", ka fluturuar nga Los-Anxhelosi, ka ateruar në Solt Lejk Siti, në shtetin federal Juta, ku udhëtarët dhe ekuipazhi janë zbritur nga fluturakja dhe janë transferuar në terminal.
 
Fluturimi tjetër nga aeroporti ndërkombëtar Dals, afër Uashingtonit, ka qenë i rikahëzuar drejt aeroportit ndërkombëtar Halifaks në provincën kanadeze Skocia e Re, gjithashtu për shkak të kanosjes së sigurisë.
 
Që të dy aeroplanët kanë ateruar pa probleme./mia