Botë
Arrestohet deputetja, Donika Kadaj-Bujupi
18.11.2015 10:25
Policia e Kosovës, sot në mëngjes ka arrestuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi...

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se anëtarja e partisë së tyre, deputetja Donika Kadaj-Bujupi është arrestuar.
Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka lëshuar flet-arrestime ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Faton Topallit.
Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë se "Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka rrethuar edhe ndërtesën ku banon deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ndërtesën ku banon deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu".
Krasniqi ka thënë se deri më tani nuk kanë informacione se janë arrestuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Arrestimet vijnë pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave politike në opozitë, në përpjekje për të shfuqizuar marrëveshjet me Serbinë, të cilësuara si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës nga ana e opozitës.
