Maqedoni

Janë dhënë 1.590 vërtetime të reja për shtetas të huaj, dje nuk ka kërkesa të parashtruara për azil

18.11.2015 11:06

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 1.590 vërtetime për shtetas të huaj...

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 1.590 vërtetime për shtetas të huaj, prej të cilëve 860 janë të gjinisë mashkullore, 283 femra, 310 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 137 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve iu janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit. 
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, kumtoi sot MPB-ja, më të shumtë janë shtetas nga Siria 818, nga Afganistani 328, Iraku 186, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19.06.2015 e deri në orën 24:00, janë dhënë gjithsej 254.959 vërtetime për shtetas të huaj, nga të cilët, 150.720 janë nga gjinia mashkullore, 38.623 femra, 52.304 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 13.312 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetas të Sirisë - 157.348, pastaj të Afganistanit - 55.913, Iraku - 20.750, Irani - 6.022, Pakistani - 5.355, Palestina - 2.130, Somalia - 1.270, Bangladeshi - 1.206, Maroku - 1.204, Kongo - 514, Libani - 429, Algjeria - 442, Nigeria - 275, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Gjatë 24 orëve të fundit në Departamentin për azil nuk është parashtruar asnjë kërkesë për njohje të azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri dje deri te Departamenti për azil janë parashtruar gjithsej 70 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër nga kërkesat janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga shtetas të Egjiptit.
 
Në NP Qendrën e pranimit për aplikues të azilit në qendrën ditore të kërkuesve të azilit për 17.11.2015 janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, një burrë, një nënë vetushqyese dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme dy kërkues të azilit "një person minoren me shoqërim të kujdestarit dhe një burrë"janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
 
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq në vendkalimin kufitar Tabanoc e treguan ndihmën e parë për 273  përderisa në Gjevgjeli ndihma e parë u është dhënë 614 personave./mia