Teknologji

One M9s telefoni me i ri HTC me ekran 5 inç

18.11.2015 11:35

One M9s është telefoni më i ri i sjellë në treg nga HTC. Modeli i ri ka ekran 5 inç me rezolucion FullHD LCD...

One M9s është telefoni më i ri i sjellë në treg nga HTC. Modeli i ri ka ekran 5 inç me rezolucion FullHD LCD, fuqizohet nga procesori Mediatek Helio X10 me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 2TB nëpërmjet kartës microSD.
 
Kamera parësore përdor sensorin 13 megapikselë, ashtu si tek modelet E, por ka edhe stabilizuesin optik të imazheve.
 
Kjo kamerë ka gjithashtu lente ekuivalente 27.8mm me hapje f/2.0 dhe një xham prej safiri. Kamera ballore është UltraPixel me rezolucion 4MP dhe lente me hapje f/2.
 
HTC One M9s është krijuar i gjithi me metal, ashtu si One M9, dhe ka përmasat 144.6 x 69.7 x 9.6mm. Ai peshon 158 gramë. Kapaciteti i baterisë është 2,840mAh.