Botë
Përfundoi aksioni antiterrorist në Sen Deni
18.11.2015 13:02
Aksioni policor kundër terroristëve në Sen Deni përfundoi, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë franceze Stefan Le Fol...

Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi, deklarata e Fol pasoi pas përfundimit të seancës së Qeverisë me pjesëmarrjen e presidentit të Francës, Fransoa Oland në Pallatin e Eliseut.
Ai nuk dha më shumë hollësira për operacionin, duke thënë se atë do të bëjë ministëri i Punëve të Brendshme, Bernar Kazenev.
Sipas informatave të deritanishme, por zyrtarisht nuk janë konfirmuar, në aksion janë vrarë dy terroristë, shtatë të tjerë u arrestuan dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën lehtë. Në operacionin është vrarë dhe një qen i policisë.
Aksioni filloi kur policia franceze bllokoi një apartament në Sen Deni, në të cilin ishin barikaduar disa persona të armatosur.
Policia franceze ka arrestuar gjithsej pesë persona, tre prej të cilëve ishin në apartament ku ishin fshehur terroristët dhe dy të tjerë në afërsi.
Momentalisht ka një qetësi, por supozohet se një nga terroristët ende është i barikaduar në apartament.
Në vendin rreth apartamentit ka një numër të madh të pjesëtarëve të forcave policore, ekipe të ambulancës dhe zjarrfikës, ndërsa si përforcim në sigurimin e zonës është përfshirë edhe ushtria franceze.
Gjatë intervenimit të policisë, banorëve vendas u është këshilluar të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Është ndërprerë edhe transporti publik në Sen Deni, ndërsa autoritetet lokale kumtuan se shkollat dhe kopshtet sot do të jenë të mbyllura.
Një nga sulmet e së premtes në Paris ndodhi në rajonin Sen Deni, kur në afërsi të stadiumit "Stad de frans", është hedhur në erë një sulmues vetëvrasës me bomba, duke vrarë një person dhe duke plagosur rreth tridhjetë të tjerë./mia
