Një delegacion i PPD-së takon ambasadorin shqiptar, Fatmir Reka
Një delegacion i PPD-së në krye me kryetarin e saj Nexhat Bexheti, zv kryetarin Hajredin Kaza dhe anëtarin e kuvendit Bafqar Rexhepi ka vizituar sot ambasadorin fuqiplotë në R.Maqedonësë, Fatos Reka...

Në takim u diskutua rreth situatës tuata politike në Maqedoni si dhe u shkëmbyen mendime dhe sygjerime për kapërcimin e krizës politike si dhe angazhimin e faktorit politik shqiptar që me vendosëshmëri të marë pjesë aktive dhe të bëhet faktor në vendimarjet politike në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit.
Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti kërkoi nga ambasadori Reka që të përkrahë të gjitha partitë politike të cilat do të marin pjesë në zgjedhjet e prillit. Po ashtu iu lut që të ndikoje me autoritetin e vetë në ritjen e bashkëpunimin në mes partive politike.
Delegacioni i PPD-së iu drejtua diplomacisë Shiptare me kërkesë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve, të hartojnë programe shkencore për kujdesin e Shqiptarëve jashtëteritorit amë, si dhe hartimin e teksteve të unifikuara Shkollore për filloristët Shqiptarë anë e mbanë botës.
