Futboll

Suedia dhe Ukraina, ekipet e fundit të kualifikuara në “Euro 2016″

18.11.2015 16:21

2 biletat e fundit të Euro 2016 shkojnë për Suedinë dhe Ukrainën që plotësojnë kështu kuadrin e 24 ekipeve...

2 biletat e fundit të Euro 2016 shkojnë për Suedinë dhe Ukrainën që plotësojnë kështu kuadrin e 24 ekipeve përfaqësuese që verën ardhshme do të sfidojnë njëra tjetrën në kompeticionin që do të zhvillohet në Francë.
 
Një kampionat Europian pa Ibrahimovic nuk do të kishte kuptim ishte kjo deklarata e Zlatanit 1 muaj më parë.
 
Në fakt gjigandi i Paris Saint Germain e mbajti fjalën sepse falë tij Suedia eliminoi Danimarkën duke u kualifikuar në Euro 2016.
 
Sfida e kthimit play off e derbit nordik përfundoi në barazim 2-2 me Zlatan Ibrahimovic që realizoi dy golat e kualifikimit për Suedinë.
 
Me rezultat të përgjithshëm 4-3 në favor skuadra e Erik Hamren tashmë është zyrtarisht pjesë e Europianit francez.
 
Në “Telia Parken” 19 minuta i mjaftuan Zlatanit për të lenë shenjën e tij.
 
Shtalarti 34-vjecar i asistuar saktë nga Kallstrom nuk fali duke mposhtur portierin Schmeichel.
 
Për të mbyllur cështjen kualifikimit Suedia duhet të priste një tjetër mrekulli të Ibrahimovic, që vonoi por nuk mungoi.
 
Në minutën e 76-të Ibra ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje standarte këtë herë duke përdorur teknikën dhe jo forcën për t’i dhënë mundësinë vetes të luajë në një tjetër kampionat europian që ndoshta do të jetë i fundit për të.
 
Goli i sulmuesit të Leipzigut, Yousuff Poulsen në të 81-tën ndezi një shpresë të vogël për Danimarkën ndërsa finalizimi i Vestegaard në të 90-tën shërbeu sa për të vendosur baraspeshën sepse vërshëllima e fundit e kryesorit Martin Atkinson zyrtarizoi kualifikimin e Suedisë, me “Telia Parken” që u ngjyros tërësisht në të verdhë.
 
Pjesë e Francë 2016-të do të jetë edhe Ukraina, që barazoi 1-1 në Maribor ndaj Sllovenisë duke avancuar më tej falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
 
Goli i Bostian Cesar nuk i mjaftoi skuadrës së Katanec, me Ukrainën që në sekondat e fundit shënoi me Yarmolenkon duke u hakmarrë ndaj Sllovenisë për atë eliminim të 16 viteve më parë në play-offin e Euro 2000 pikërisht në të njëjtën datë 17 Nëntor 1999.