Basketboll
NBA, fitore për Knicks dhe Cleveland
18.11.2015 16:23
Kristaps Porzingis ishte një ndër protagonistët e mëdhenj të mbrëmjes së NBA, pasi me rendimentin maksimal të karrierës, 29 pikë...

Kristaps Porzingis ishte një ndër protagonistët e mëdhenj të mbrëmjes së NBA, pasi me rendimentin maksimal të karrierës, 29 pikë, dhe 11 rikuperimeve udhëhoqi New York Knicks në fitoren 102 -94 ndaj Charlotte Hornets duke merituar dukartrokitjet në Madison Square Garden.
Përvec kontributit të Letonezit New York me rekordin e 6 fitoreve dhe 6 humbjeve pati dhe ndihmën e tre trepikëshave të Galloway në arratisjen vendimtare dhe nga dy trepikësha për kokë të Calderon dhe Afflalo. Një katërshe që u mbështet dhe te ndihma e Carmelo Anthoni si lider i skuadrës.
Edhe pse me një fund plot drithërima ndaj Torontos, vijon sezoni perfekt i Golden State që me fitoren e 12 në po kaq ndeshje në suksesin 115-110 ndaj Raptors i afrohet rekordit historik të NBA prej 15 fitoresh rradhazi. Ishte një sukses prestigji ai ndaj Torontos që duke e luajtur ndeshjen deri në fund tregoi se pse është një ndër skuadrat e mëdha të Konferencës së Lindjes, por Warriors ishin një orë perfekte me realizimin e 62.7 % të dypikëshave me 31 asiste. .
Lebron james vazhdon të jetë në superformë, në ndeshjen e tij të katërt rradhazi me mbi 30 pikë të shënuara, Mbreti kaloi Jerry West në kuotën e 25 192 pikëve duke u bërë shënuesi i 19 në historinë e NBA, por Cleveland ra në Detroit nën goditjet e Jackson dhe Drumond duke pësuar disfatën e dytë rradhazi përballë Pistons në shifrat 104-99.