Futboll

Policia ka arrestuar presidentin e Dinamo Zagrebit

18.11.2015 16:25

Policia kroate ka arrestuar presidentin e Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç...

Numri një i gjigantit kroat është ndaluar sot në mëngjes së bashku me djalin dhe nipin e tij, raporton Vecernji.hr.
 
Sipas të përditshmes kroate Zdravko Mamiç akuzohet për evazion fiskal si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
 
Shumë që mendohet se ka fshehur presidenti i klubit kroat është 100 milionë euro dhe lidhet m e transferimet e Luka Modriç dhe Dejan Lovren.
 
Këto dy të fundit kanë dëshmuar në "USKOK" e cila merret me anti korrupsionin në Kroaci.