Futboll

Super Ibra çon Suedinë në Europian, kualifikohet edhe Ukraina

18.11.2015 16:33

Suedia ka barazuar me Danimarkën me rezultat 2 me 2 në kuadër të takimit të dytë të barazhit për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm në Francë...

Suedia kualifikohet tutje pas fitores 2 me 1, të cilën e realizoi në shtëpi.
 
Zlatan Ibrahimoviq shënoi të dy golat për Suedinë. Fillimisht, sulmuesi me prejardhje boshnjake shënoi në minutën e 19-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi në pjesën e dytë, për të vulosur gjithçka.
 
Riza Durmishi i Danimarkës asistoi në golin e parë të Danimarkës të shënuar nga Yussuf Poulsen në minutën e 81-të. Në minutat shtesë Vestergaard i dha shpresë Danimarkës duke barazuar gjithçka në 2 me 2, por kjo ishte krejt çka danezët arritën nga kjo ndeshje.
 
Ukraina ka vuajtur, por në fund ka arritur të sigurojë një vend në Europianin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë.
 
Ekipi i Fomenkos ka mundur Slloveninën me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi ndeshja e parë e luajtur në Ukrainë është mbyllur 2-0 për vendasit.
 
Sllovenët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 11-të të pjesës së parë me Cesar, duke shkuar disa herë të tjera afër golit që do të kishte çuar ndeshjen në shtesë, por ukrainasit janë mbrojtur mirë dhe në minutën e 97-të kanë fiksuar shifrat në 1-1 me Yramolenkon.