Show Biz

Julia Roberts: E dua kinemanë, por prioritet kam fëmijët

18.11.2015 16:47

Buzëqeshja rrëzëllitëse e aktores Julia Roberts, që ka spikatur në pjesën më të madhe të filmave të saj, në filmin e fundit të aktores nuk shfaqet gjëkundi...

Në “Sekret në sytë e tyre”, aktorja shfaq anën e saj humane dhe jo atë sharmannte siç ka ndodhur zakonisht.
 
Fituese e çmimit “Oscar”, Roberts interpreton në rolin e një oficere poicie të traumatizuar.
 
Në filmin i cili prej të premtes ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane, Roberts në rolin e oficeres Jess, mbërrin në një skenë krimi, ku zbulon se viktimë është vazja e saj.
 
Kjo skenë e shndërron atë në një njeri që është thyer dhe shkatërruar së brendshmi.
 
“Roli ishte jashtëzakonisht i vështirë, por mu tha mundësia të tregoj një periudhë të gjatë dhe të vështirë të jetës së një personi. Asnjëherë më parë nuk kam interpretuar jetën e një personazhi për një kohë kaq të gjatë”, tha aktorja.
 
Produksioni kinematografik është një riprodhim i filmit argjentinas “El Secreto de Sus Ojos”, i vitit 2009, që ka fituar edhe Çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj.
 
48-vjeçarja, Roberts, e cila në karrierën e saj ka interpretuar një sërë karakteresh femërore që nga Deizi në “Mystic Pizza” apo prostitutën Vivian në “Pretty Ëoman,” deri tek intrepretimi i “Erin Brockovich,”, rol që i dha asaj edhe çmimin Oscar.
 
Për “Sekret në sytë e tyre”, ku ajo shfaqet pa make up dhe me veshje të thjeshta, Julia shpreht se ky nuk është një film sipërfaqësor.
 
Roberts, e cila punon në industrinë e filmit prej katër dekadash, shprehet se prioritetet e saj në jetë kanë ndryshuar që kur është bërë nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj, kinematografin Danny Moder.
 
“Mendoj se pasioni për të bërë filma nuk e udhëheq më jetën time, por kinemaja është një vend krijues që e vlerësoj shumë".
 
“Unë dhe Danny jemi të apasionuar pas tre fëmijëve tanë, dhe duam që ata të rriten të fortë dhe të lumtur. Kjo për ne është një përfjegjësi e madhe.”