Ekonomi
Grupi punues negocion për mediat, propozohet që RTVM të financohet nga buxheti
18.11.2015 17:13
Financimi i servisit publik ka qenë tema boshte e takim të sotëm të Grupit punues me ndërmjetësin belg, Piter Vanhojt...

Palët s’kanë marrë vendim konkret, por parimisht janë të mendimit që servisi publik të mos financohet nga taksat radiodifuzive.
PDSh ka kërkuar që të hiqet pagesa për taksë radiodifuzive, ndërkaq RTVM të financohet nga buxheti i shtetit.
Në të njëjtën vijë është edhe opozita maqedonase, LSDM. Nga BDI janë shprehur pro financimit të kombinuar.
Kjo nënkupton që pjesa dërmuese e financave të servisit publik të vijë nga buxheti, ndërkaq pjesa e mbetur nga reklamat dhe burime tjera të operatorëve kabllovikë.
Nuk dihet qëndrimi i VMRO-DPMNE-së në mungesë të përfaqësuesit të tyre gjatë diskutimit për këtë pikë.
Gjithashtu pala opozitare kërkon ndryshime kadrovike në servisin publik.
Nga BDI veç më kanë shpalosur kërkesën që kanali i dytë të transmetojë program 24 orësh në gjuhën shqipe.
Ndërkaq, buxheti dhe udhëheqësia të jenë të ndarë nga servisi i parë publik.
Sa i takon reklamimit qeveritar, partitë opozitare nuk kanë luajtur nga pozicionet e tyre.
Kërkojnë që reklamimi të bëhet vetëm në servisin publik, por jo edhe në mediat private, ashtu siç zotohet pushteti.
Kanë mbetur të jepen propozime edhe mbi strukturën dhe kompetencat e Agjencisë për Media për të vijuar me vendime përfundimtare.
MERAL ISMAILI
