Maqedoni
Temperatura do të arrijë deri në 20 gradë
19.11.2015 09:17
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët jugore...

Në disa lugina në mëngjes do të ketë mjegull të dobët. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore. Në disa lugina do të ketë mjegull të dobët në mëngjes.
Temperatura do të arrijë deri në 20 gradë.
Deri të premten do të jetë mot kryesisht i ngrohtë dhe relativisht stabil, në disa lugina me mjegull të dobët në mëngjes.
Të shtunën dhe të dielën do të fryjë erë mesatare deri të përforcuar jugore.
Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht më shumë do të jenë të përfaqësuara në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore, ku në malet më të larta do të ketë kushte për reshje bore.
