Maqedoni

Një delegacion qeveritar për vizitë në komunën e Dibrës

19.11.2015 09:19

Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi...

Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, si dhe deputetët Ramiz Merko, Musa Ibrahimi dhe Vjollca M.
 
Nuredini do të zhvillojnë një vizitë pune në Qytetin e Dibrës ku do të njoftohen me mbarrëvajtjen e disa projekteve kapitale që janë duke u realizuar në këtë komunë.
 
Me këtë rast delegacioni do të realizojë takim me kryetarin e komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, do të vizitojë Fabrikën e Ujit të ambalazhuar në fshatin Gajre dhe Gjimnazin e Dibrës.
 
Pas takimeve dhe vizitave, do të jepen deklarata për media./mia