Maqedoni
Konferencë për Konventën e KB-së për të drejtat e personave invalid
19.11.2015 09:25
Trupi nacional koordinues për të drejta të barabarta të personave me invaliditet sot organizon konferencë ndërkombëtare...

Trupi nacional koordinues për të drejta të barabarta të personave me invaliditet sot organizon konferencë ndërkombëtare me temë "Konventa e KB-së për të drejtat e personave me invaliditet dhe ndikimi i saj ndaj legjislaturës dhe politikave nacionale".
Qëllimi është këmbimi i përvojave dhe praktikave të mira për ndikimin e KOnventës së KB-së për të drejtat e personave me invaliditet në procesin e avancimit dhe përmirësimit të të drejtave të personave me invaliditet nga perspektiva e përfaqësuesve qeveritar, ekspertëve nacionalë dhe sektorit të OJQ-ve nga shtetet në rajon.
Në konferencë do të flasë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska Remenski./mia
