Maqedoni
Dita botërore për parandlaim të dhunës ndaj fëmijëve
19.11.2015 09:31
Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" 14 vite së bashku me 240 organizata qytetare nga 88 vende në botë...

Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" 14 vite së bashku me 240 organizata qytetare nga 88 vende në botë u shënon 19 nëntorin si Ditë botërore për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve dhe 20 nëntorin si Ditë botërore të fëmijës.
Në vitin 1959 Asambleja e Përgjithshme e KB-së e miratoi deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa më 20 nëntor të vitit 1989 e miratoi edhe Konventën për të drejtat e fëmijëve.
Nga viti 1990 si Ditë univеrsale e fëmijës shënohet dita kur Asambleja e Përgjithshme e KB-së i miratoi Konventën për të drejtat e fëmijës dhe Deklaratën për të drejtat e fëmijëve. Sivjet bëhen 25 vite nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve.
"Alarmojmë për shkak të keqësimit të gjendjesë së fëmijëve, posaçërisht dhunës ndaj tyre, me qëllim që t'i nxisim organizatat qytetare, institucionet shtetërore dhe faktorët tjetër ndërkombëtarë që të aktivizohen në përgatitjen e strategjive dhe programeve për parandalim të dhunës, si dhe ta nxisim Bashkësinë ndërkombëtare në angazhimin e saj për eliminim të dhunës ndaj fëmijëve. Çdo vit në këtë ditë vendoset theks në ndonjë formë të caktuar të krqpërdorimit të fëmijëve. Sivjet theksi është vendosur edhe në parandalimin nga dhuna moshatare", thonë nga "Megjashi".
Dhuna moshatare gjegjësisht buling është çdo formë e sjelljes së padëshiruar dhe agresive nëpër shkolla, e cila nuk ndalet atyre, por vazhdon t'i ndjekë fëmijët në shtëpi, përmes internet rrjeteve, rrjeteve sociale.
Viktimat e dhunës moshatare janë baraz si të gjinisë mashkullore ashtu edhe femërore, pa marrë parasysh prejardhjen etnike ose socio-ekonomike. Më së shpeshti viktimat ndjehen më të ndryshëm nga grupi i moshatarëve por kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të nxiten që t'i shtypin karakteristikat e tyre personave me qëllim që t'u përshtaten grupit të moshatarëve me ç'rast do tëevitohej rreziku nga bulingu.
Përkundrazi duhet të respektohet individualiteti i cili me të gjitha bukuritë e saj të cilat i sjell e ndryshon dinamikën e grupit, e bën nxitës mjedisin për ata të cilët e përbëjnë.
Efektet nga ky lloj i dhunës janë të dukshme në të njejtin moment kur kjo ndodh, por mund të ketë edhe pasoja të fshehta. Më së shpeshti viktimat kanë simptome fizike, emotive dhe sociale. Ata mund të jenë apatikë, të pikëlluar, të nevrikosur.
Disa nga fëmijët në mënyrë sociale izolohen, paraqesin sjellje agresive në shkollë, ka vetëbesim të zvogëluar, refuzim që të shkojë në shkollë.
Traumat të cilat fëmijët i përjetojnë gjatë fëmijërisë, si viktima të dhunës moshatare reflektohen ndaj zhvillimit të tyre të mëtejshëm psiko-soecial. Këta fëmijë si të rritur mund të kenë vetëbesim të ulët, sjellje depresive, reagime psikosomatike.
"Parandalimi është forma më efikase e luftës kundër keqpërdorimit të fëmijëve, por kërkon prindër të përkushtuar, organe qytetare, media, institucione shtetëror të cilët prioritet në punë do të kenë zbatimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve", porosit "Megjashi"./mia
