Maqedoni

Janë dhënë 3.458 vërtetime të reja për azil, më të shumtë emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Iraku

19.11.2015 11:30

Për 24 orë janë dhënë gjithsejt 3.458 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës...

Për 24 orë janë dhënë gjithsejt 3.458 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të sëd rejtës së azilit për shtetasit e huaj, kumtoi sot MPB.
 
Nga numri i përgjithshëm 1.652 janë të gjinisë mashkullore, 652 janë femra, 971 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 183 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 1.638, Afganistani 860, Iraku 478, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19.06.2015 deri 18.11.2015 deri në orën 24:00, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 258.417 shtetas të huaj, prej të cilëve, 152.372 janë të gjinisë mashkullore, 39.275 janë të gjinisë femërore, 53.275 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 13.495 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës së njohjes së të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 158.986, më pas Afganistani 56.773, Iraku 21.228, Irani 6.231, Pakistani 5.416, palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, Maroko 1.311, Kongo 514, Libani 434, Algjeria 452, Nigeria 275, prëderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 0:00 deri 24:00 më 18.11.2015 në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
 
Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri më 18.11.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, më pas pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistanmi, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe irakut (katër nga kërkesat janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit./mia